fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Policia tregon në detaje për vrasjen dhe plagosjen e policit në Veri, thotë se gjithçka nisi në orën 2:34

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin e sotëm ndaj tyre në fshatin Banjskë të Leposaviqit.

Ata kanë thënë se sot rreth orës 02:34, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Më pas, njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

PK thotë se njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

“Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.”

Në komunikatë thuhet se të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.


Etiketa: policiaVerivrasjaplagosje

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Vëllai i Liridonës pas rivarrimit: Dhimbja na u lehtësua, sot ajo prehet aty ku e ka vendin

4 minuta më parë
Aktuale

Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, isha hakmarrë vetë – sot s’do ishte gjallë

56 minuta më parë
Aktuale

Avokatja: Suedia mund të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit

2 orë më parë
Aktuale

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

3 orë më parë
Aktuale

Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar në nderim të Liridona Ademajt

3 orë më parë
Aktuale

Ja pse u vra Liridona Ademaj (Murseli)!

3 orë më parë
Postimi tjetër

Policia thotë se po sulmohet me armë zjarri kohë pas kohe nga grupe të armatosura

Vrasja dhe plagosja e policëve në Leposaviq, Osmani e ndërpret vizitën në Nju Jork: Sulme të organizuara nga Serbia

Haradinaj reagon pas ngjarjeve në Veri, ka një kërkesë për organet e rendit dhe një paralajmërin për Serbinë

TË FUNDIT

Vëllai i Liridonës pas rivarrimit: Dhimbja na u lehtësua, sot ajo prehet aty ku e ka vendin

4 minuta më parë

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka shkruar pas rivarrimit të saj në vendlindje. Ai thotë se “sot Liridona prehet aty...

Buci i kërkon falje Santianës, ja si reagon ajo

28 minuta më parë

Buci gjatë spektaklit të kësaj mbrëmje i kërkon falje Santianës. Ai shprehet se “Unë kam pasur të bëjë një puthje...

Monika- Ganisë: Nuk ke mujtë me na nxi jetën qysh ke mendu

31 minuta më parë

Monika ishte banorja që doli prime’in e kaluar, nga shtëpia e BBVK. Mesazhe u kishte dërguar disa prej banorëve, ku...

Fatmir Spahiu ka diçka për të thënë për borxhlinjtë

35 minuta më parë

Fatmir Spahiu herë pas here bën postime që nxit komentuesit të komntojnë. Ai së fundmi shkruajti : “Zoti i rujte...

“Pse dole e mërzitur prej dhomës së rrëfimeve?”, Ylli e pyet Santianën

46 minuta më parë

Buci është merakosur për gjendjen emocionale të Santianës sot gjatë ditës. Ai e pyeti atë se pse duket e mërzitur...

Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, isha hakmarrë vetë – sot s’do ishte gjallë

56 minuta më parë

Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka rrëfyer detaje nga dita kritike kur mori vesh se djali i tij është...

MË TË LEXUARAT

Sveçla pas aksionit policor: Vendi i kriminelëve është burgu, ky është mesazh i prerë për të gjithë që tentojnë të destabilizojë sigurinë në vendin tonë

Lazim Destani : Qofshim gjithmonẽ të bashkuar , me frymën e idealin e atyre që luftuan për flamurin kuq e zi

Pamje nga momenti kur arrestohet lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj

Reagon keq i dashuri i Dafinës ndaj fansit që ia kapi dorën në koncert

Beteja ligjore kundër “Google” për diskriminimin e gjuhës shqipe, Asllani jep detajet e padisë

Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për rastin e vrasjes së bashkëshortes, Liridonës

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Vdes aktorja e njohur amerikane në moshën 93 vjeçare

Vrasja e gruas së Naim Murselit ngrit dyshime, Berisha: Rrëfimi i bashkëshortit s’është pista e vetme e hetimeve

Arinjët shfaqen miqësor rrugës së Brezovicës, të uritur shihen teksa e “shqyejnë” mollën

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist