fbpx

Policia zbulon detaje se si ndodhi rasti tek Qafa në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar plagosjen e një personi në rrugën e UÇKA-së në kryeqytet.

Sipas Policisë sot rreth orës 21:00 janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit në këtë rrugë të Prishtinës.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, deklarojnë nga policia.

I plagosuri është drejtuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë shëndetësor.

Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar.

Ndërsa tani Indeksonline mëson se personi i plagosur është R.G.

Të dyshuarit besohet se kanë qenë me skuter dhe kanë shtënë në drejtim të viktimës, ku si pasojë mori lëndime trupore./indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]