I kandiduari për president të shtetit nga AAK, Ramush Haradinaj, zor se do të jetë president i shtetit, brenda një marrëveshjeje ndërpartiake të koalicionit qeveritar Hoti.
Nëse Haradinaj zgjidhet president, matematika përfundimtare kështu qysh qëndrojnë sot gjërat, do ta kishte epilogun me sa vijon:
Vetëm kryetari i AAK-së do të ishte fituesi!
Ai do të përfitonte një mandat pesë vjeçar presidencial, duke e lënë qeverinë Hoti në mundësi të rrëzimit nga opozita.
Votat e LDK-së për Ramushin, bashkë me këto të qeverisë që i ka në dispozicion aktualisht, nuk e nxjerrin në selamet qeverinë e Avdullah Hotit.
PDK mund ta rrëzojë qeverinë Hoti edhe nëse zgjedhet Ramushi President me votat aktuale edhe nëse kthehet në parlament Etem Arifi, pas disa versioneve që do të vinë së shpejti për përballje me drejtësinë.
Vetëm PDK mund ta rehabilitojë qeverinë Hoti.
Ky është pazari ku ka hasë sharra në gozhdë.
LDK është e interesuar ta qojë mandatin qeveritar sa më gjatë të jetë e mundur, por këtë mund ta bëjë me PDK-në.
Nëse PDK hyn në qeverinë Hoti, ajo nuk do të kyçet pa marrë hisen e vet meritore.
Edhe nëse del AAK nga koalicioni qeveritar, qeveria Hoti mund të rehabilitohet me PDK-në që mund ta plotësojë edhe boshllëkun e AAK-së edhe të Listës Serbe.
Nuk beson askush se LDK do ta djeg postin e presidentit duke e shpërblyer Ramushin, e duke shkuar vetë në zgjedhje të reja.
Posti i presidentit sot për sot, është një shkëmbim malli me vazhdimin e mandatit qeveritar të qeverisë Hoti.
LDK, do të kalkulojë deri në momentin e fundit për të mos ia dhënë PDK-së presidencën, për ta ruajtur për vete,
Pra , tani topi është në duartë e LDK-së.
Don ta ofrojë PDK-në në qeverisje dhe ta zgjasë mandatin, apo don ta qojë vendin në zgjedhje të reja ?
Asnjë matematikë tjetër , nuk e bën Ranushin president.
Kosova edhe ashtu duhet ta kalojë ligjin zgjedhor për ta zgjedhur një president nga vota e popullit. Përndryshe emrat që mund të vinë nga pazaret koncensuale, janë një mall i vënë në shkëmbim të interesave partiake që mund të krijojnë protagonizëm për debate. Safet Krivaca/Kosovarja/
