fbpx

Prej kujt kanë frikë meshkujt?

nga Revista Kosovarja

Disa hulumtime kanë zbuluar se çka i frikëson meshkujt dhe çfarë u sillet nëpër mendje kur në pyetje janë lidhjet dhe marrëdhëniet.

Shprehja e dashurisë është e komplikuar
Derisa disa meshkuj dashurinë e shprehin shumë herët, sepse mendojnë se do të ketë më shumë seks, të tjerët këtë nuk munden ta thonë. Në vend të fjalëve, dashurinë e tregojnë me vepra.

Frika nga obligimet
Meshkujt në krahasim me femrat nuk analizojnë gjërat dhe nuk kuptojnë momentin kur lidhja ka avancuar përpara. Disa nuk ndihen mirë në një lidhje serioze, megjithëse e kanë mirë, transmeton Telegrafi.

Frika nga dështimi seksual
Meshkujt mendojnë shumë rreth seksit, por po aq shumë edhe kanë frikë se do të dështojnë. Nëse ndonjëherë kanë hasur në probleme në shtrat, frustrimet mund të grumbullohen dhe të sjellin dështimin. Disa më me dëshirë do ta shmangnin seksin sesa të bisedojnë me partneren.

Kanë frikë nga ndjenjat e tyre
Pa marrë parasysh se sa shumë mundohen, e kanë të vështirë të përballohen me ndjenjat e tyre, e edhe më të vështirë t’i ndajnë me partneret e tyre. Meshkujt janë të mësuar që vetë t’i zgjedhin problemet e tyre. Lajmi i mirë është se ata kanë ndjenja, por rrallëherë se do t’i shprehin ato.

Depresioni
Depresioni njëjtë i godet të dyja gjinitë, madhe edhe “macho” meshkujt. Një studim ka zbuluar se tek meshkujt është problem i madh që vështirë hapen dhe bisedojnë rreth problemeve. Në vend të kësaj ata gjithçka mbajnë në veten e tyre e shpeshherë i rreken alkoolit. Depresioni është një nga fshehtësitë më të rrezikshme të meshkujve që mund ta fshehin nga femrat dhe rrethi.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]