Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku, Aida Doçi nuk ka shumë kohë prej kur i dha fund beqarisë, duke u martuar kështu me menaxherin dhe bashkëpunëtorin e saj, Naser Qelin.
Që nga atëherë e kemi parë shpesh në intervista dhe gjithashtu postimet e shumta në rrjete sociale nuk kanë munguar, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi Aida ka publikuar disa imazhe, ku shfaqet e veshur me një fustan me xixa, e grimuar mjaft bukur dhe me flokë të rregulluar me kujdes.
Me këto paraqitje këngëtarja ta jep përshtypjen, se prej kur u bë nuse nuk po i ndahet fustaneve e paraqitjeve elegante.
I kanë hije ama, apo jo? /Kosovarja/