Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Prej sonte gjoba për qytetarët që nuk i binden rregullave

nga Revista Kosovarja

Inspektorët sanitar në terren pritet që nga sonte të fillojnë të japin tiketa për gjoba të gjithë personave fizik e juridik që nuk respektojnë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Mbi artikull

Në dokumentet më poshtë thuhet se gjobat do të jenë deri në 500 euro për personat fizik dhe deri në 1 mijë euro për personat juridik.

Gjithashtu në etiketa sqarohet se personat e gjobitur i kanë dy mundësi: Mund të paguajnë brenda 15 ditëve gjobën, me mundësinë që të paguajnë vetëm 50 për qind të shumës së gjobës së shqiptuar, apo nëse brenda 15 ditësh nuk e paguan gjobën, ose nuk ankohet brenda 8 ditësh, atëherë zbatohen procedurat e Ligjit për Procedurën Përmbarimore.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjithashtu në etiketë thuhet se të gjitha këto kundërvajtje do të procedohen në gjykatat kompetente./

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]