Ai është i jashtëzakonshëm, sepse ka arritur që punën e tij kreative dhe unike si frizer ta afirmoj gjjthëandej.
Prek Karricaj është pronar i tre salloneve të famshme “Coiffeur Karricaj”, dy prej të cilëve janë vetëm për meshkuj, ndërkaq njëri, i hapur para pak muajsh, ofron shërbime profesionale të parukerisë për femra dhe meshkuj, kryesisht shkaku i kërkesës së madhe të klienteles.
Mjeshtri i flokëve, Prek Karricaj, është me prejardhje nga Gjakova, por prej vitesh jeton dhe punon në Zvicër, në kantonin e Aragaut.
Së fundi frizeri i famshëm shqiptar në Zvicër është kthyer në senzacion për shkak të prerjes së flokëve me flakë.
Po, po e lexuat mirë, ai i pret flokët me flakë dhe kjo është metoda më unike e qethjes kudo në botë.
Prek Karricaj ka një klientelë shumë të gjërë në sallonet e tij, e cila i beson në çdo gjë që bënë dhe jo rastësisht ai konsiderohet si frizeri më i njohur aktualisht.
Karricaj pak ditë më parë u vendos në qendër të vëmendjes në median e Shqipërisë pikërisht për shkak të kësaj teknike që aplikon.
Ndryshe, ai është bërë shumë i ndjekur edhe në rrjete sociale, ku të gjjthë tashmë interesohen për të parë punën e tij speciale.
Më poshtë shihni se si frizeri i qeth klinetët me zjarr.