Këngëtari Genc Prelvukaj, e ka komentuar një intervistë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhënë për gazetarin Blendi Fevziu, ku flitet për “marrëveshjen sekrete mes Kosovës dhe Serbisë”.
Në një shkrim në Facebook, Prelvukaj, ka cituar një deklaratë të Kurtit, për të cilin ka thënë se shteti nuk mund të drejtohet me këtë qasje.Tutje, Prelvukaj thotë se nëse shteti udhëhiqet me këtë qasje, atëherë jemi larg ndërtimit të shtetit të qëndrueshëm.
Shkrimi i plotëNuk e kam pare marreveshjen sekrete por e di qe ekziston. Nje mik i presidentit i ka thene nje bashkepunetorit tim, se marreveshja eshte bere. Cilet jane ata nuk ua tregoj emrat….Shkeputur nga nje interviste e kryeministrit ne detyre dhene Blendi Fevziut
Nese drejtohet shteti me kete qasje atehere jemi shume larg per te ndertuar shtet te qendrueshem. Uroj te kete qene nje dite e keqe e kryeministrit, me humor te keq dhe jo qasja e tij e vertete politike.