fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Premtime me bollëk, populli në skamje e varfëri!

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Opinione
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Çka do të ndodhë pas 14 shkurtit, ditës kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme? Shtetasit e Republikës së Kosovës presin reformim nga partia fituese, cilado qoftë ajo, shkruan “Kosovarja”.

Sivjet buxheti është 5% më pak se në vitin 2020. Partitë politike nuk kanë program të qartë. Kosova ka nevojë për reforma të thella…

Reformimi nuk është prioritet absolut vetëm në sferat ekonomike, por edhe në vetë segmentin e KQZ-së, ku duhet të qartësohet zgjedha e presidentit nga populli, me çka shteti shmang destabilitetin politik.

Bedri Hamza i PDK-së ka promovuar një program vjetor ekonomik, që përmban disa prioritete që prekin më shumë jetën humanitare dhe emergjente, sesa zhvillimin.

Realisht, Kosova nuk ka buxhet për ndonjë reformë apo hapje të vendeve të punës. Pasojat e pandemisë gjatë vitit 2020 kanë quar vetëm deri te mbijetesa dhe, eventualisht, stabilizimi i ekonomisë së vogël dhe të mesme.

Sa për ta aftësuar këtë sistem, që t’i jep arkës së shtetit tatime dhe profitabilitet nga doganat, nëse ato janë importuese.

Kosova nuk pritet të ketë donacione domethënëse që të përmirësojë pozitën e standardit jetësor. Priten subvencionime apo donacione të natyrës humanitare me mjete dhe nevoja emergjente, sa për ta kaluar pandeminë.

Thënë me saktë, Kosova sivjet, por edhe në vitin 2022, do të merret me sanimin e pasojave të pandemisë Covid-19.

Nëse do të ketë heqje vizash, Kosova do të përballet edhe me një krize tjetër, e ajo do jetë mungesa e fuqisë së re punëtore, e cila do të orientohet në Perëndim.

Andaj, kushdo që do jetë në krye të qeverisë së ardhshme, buxhet për reforma shtetërore nuk ka. Janë përralla premtimet për rritje pagash dhe të pensioneve 30-40%!

Janë përralla ngritja e standardit në sektorin e shëndetësisë!

Siç e dimë, gjysmëvjetori i dytë në shkolla nisi me kërcënime për greva po qe se nuk plotësohen kërkesat e SBASHK-ut…

Kosovën, po ashtu, e presin edhe trazirat sociale… Disa shtresa shoqërore, e që jetojnë me 90 euro në muaj, siç janë pensionistët, nuk vërehen se ekzistojnë ndokund…

Andaj, zgjedhjet janë i vetmi rast që pensionistët t’ua shohin fytyrat politikanëve, kur u kërkohet vota nga ta.

Populli i Kosovës sivjet është i stërmbushur me premtime, që veç kanë filluar nga politikanët tanë dhe do të zgjasin sa të zgjasë edhe fushata.

E, kur fushata zgjedhore të përfundojë, përsëri populli do e këndojë këngën e vjetër… Do jetojë ashtu siç jeton edhe tash, në skamje e varfëri…
Qofsha i gabuar! Safet Krivaça /Kosovarja/

Etiketa: popullivarferia

POSTIME TË NGJASHME

Opinione

S’ka analistë të pavarur, të gjithë janë të porositur!

1 muaj më parë
Opinione

Tash fjalën e ka populli!

2 muaj më parë
Opinione

Topi është te Ramushi, i cili po këmbëngulë për presidencën

3 muaj më parë
Opinione

Kryeministër, ke punë më të rëndësishme se dialogu me Serbinë

4 muaj më parë
Opinione

Vendi s’ka nevojë për qeveri të shpëtimit kombëtar

4 muaj më parë
Opinione

Shumë të vodhën e ende boll po ke!

5 muaj më parë
Postimi tjetër

Orët e fundit tē Hitlerit, nga testamenti te martesa me Eva Braunin

Ilir Shaqiri: Sot është Ditëlindja e Heroit tim

Kosovari bën tatuazh fytyrën e Albin Kurtit

TË FUNDIT

Kë po e gënjen Butrint Imeri?

3 minuta më parë

“Pajtesa” e “Çka ka shpija” deshi që djali i saj ta shohë këtë vend

23 minuta më parë

E Arbenitës, ku i mbeti barku i rrumbullakosur?

24 minuta më parë

Vogëlushja nga Prishtina i dhuron flokët për fëmijët me kancer

33 minuta më parë

Lista e këngëtarëve që do të marrin pjesë në “Kënga Magjike 2021”

1 orë më parë

“Askush si ai”, Rugova kështu përqafohej nga burra, gra e fëmijë…

1 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Këshilltari amerikan i Albinit: Jam krenar që punoj me Kurtin

Dyshohet se djali theri me thikë babanë dhe axhën në Mitrovicë

Ky është rezultati i partive për mbi 8 mijë vota me kusht

Merr flakë një veturë në autostradën Prishtinë-Prizren

Buta nuk e ndien krizën e pandemisë, blen veturë me vlerë mbi 100 mijë euro

Learta ndau fotografinë e parë të vajzës

Vidhet një shumë e konsiderueshme parash në KEK

Luana me urim të veçantë për personin e shtrenjtë

Horoskopi ditor, e martë 2 mars 2021

Tayna ia bën me ‘hile’ Violetës, shfaqet më ndryshe

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci