Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot mbajti konferencë për media, ku bëri të ditur se janë të gatshëm për dialogun me Serbinë.
Thaçi tha se gara për udhëheqjen e dialogut nuk duhet të bëhet mes vete.
“Gjithmonë të bashkuar kemi qenë, ne jemi në garë përballë Serbisë, jo mes vete”.
Ai thotë se duhet të lëvizim sa më shpejtë që të jemi pjesë e BE-së, NATO-s , dhe organizatave tjera.
Tutje, Thaci vazhdon se vendimet e tashmë të Qeverisë Hoti janë pritur mirë nga Amerika, me ç’rast edhe u zhbllokuan fondet e MCC-së.
Presidenti shton se nuk duhet të marrim vendime populiste, që janë të dëmshme për Kosovën.
“Deri më tani i kemi bërë dëm vendit, e institucioneve të vendit”, u shpreh ai.
Thaci tha se të gjitha të arriturat i kemi bërë krahas ndihmës së SHBA-ve, dhe se ruajtja e partneritetit me të, e bën Kosovën më të sigurt.
Thaci shtoi se kohët e fundit është në shtim numri i të infektuarve, e nëse vazhdon kështu atëherë do të kthehen masat kufizuese.
“Prandaj, duke falenderuar IKSHPK-së, ta ruajme distancën, ti mbajme masat mbrojtëse. Ne ruajmë jetën tonë, jetën e më të dashurve, por edhe ekonominë e vendit”, shtoi presidenti.