Presidenti i vendit Hashim Thaçi është liruar për në shtëpi pas intervenimit kirurgjik që pati gjatë ditës në Klinikën e Urologjisë në QKUK.Kështu kanë bërë me dije vetë presidenti Thaçi përmes një shkrimi në Facebook.
“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional.
Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore. HTH”, ka shkruar Thaçi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3695757323827933?__xts__%5B0%5D=68.ARAEyGkUzWR1Z2iAyVpFkq3viC5njPQJ4cd_mloH6Glzlh6XUDh683lo77CmmMdxBURQxHsD8XIaHPpy7Mkhb-Zj9w-Hs4m52c54OCiA5LByq75TTBm1z6AuSn2e7rkWI0dm94Cb53QzkP4wKMQce87htsAZT2bxf7KecGrna_B6th7QwxcW7dnTbYBQEDj179ETzw-rnJmQrsmmjvUEg8cFGS0-LVYihMxDpcqyYv9rc84kzHxOue0XabTMN0XZjw1HtTW7X4RUPDIZt0_4XL1wy_buEeV5rdj8VhWmzXnm30ikYB6lwAcJhi7KNde0efXyikOLJ5MluM4K46N3CQeYwg&__tn__=-R