Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Presidentja mbledh liderët, nis takimi që mund të përcaktojë fatin e Qeverisë

nga Revista Kosovarja

Ka nisur takimi i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike parlamentare.

Mbi artikull

Takimi, po zhvillohet me dyer të mbyllura, ku dhe pritet të merret vendimi për një mandatar të ri, ose edhe për zgjedhje të reja parlamentare.

Në takim po marrin pjesë përfaqësuesit e partive kryesore politike: Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Moneytizer Paragrafi 4

Osmani pritet të kërkojë nga liderët përgjegjësi institucionale dhe vullnet për zgjidhje politike, në mënyrë që vendi të mos hyjë në një periudhë të gjatë paqartësie.

Ky takim vjen në një moment delikat politik, pas zhvillimeve që çuan në rrëzimin e Qeverisë dhe përpara afateve kushtetuese për formimin e një ekzekutivi të ri.