Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është liruar nga spitali.
Kështu ka bërë të ditur këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.
Kupina ka dhënë edhe detaje mbi gjendjen shëndetësore të kryetares së shtetit.
“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liru nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes” ka deklaruar Kupina për Indeksonline.
Presidentja Vjosa Osmani u operua dy ditë me parë, më 2 nëntor, duke intervenuar kirurgjikisht në heqjen e tëmthit.