fbpx

Presidentja Osmani uron Poloninë për Ditën e Pavarësisë

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Pavarësisë së tyre.

Në një postim në “X”, Osmani thotë se Kosova është e përkushtuar ndaj miqësisë së fortë dhe të qëndrueshme me Poloninë.

“Urime presidenti, Andrzej Duda dhe kryeministrit, Donald Tusk, si dhe miqtë tanë polakë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Polonisë”.

“Kosova është e përkushtuar ndaj miqësisë sonë të fortë dhe të qëndrueshme me Poloninë, e lidhur me vizionin tonë të përbashkët për një Evropë paqësore dhe të bashkuar”, ka shkruar e para e shtetit.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]