Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Presidentja publikon fotografi nga festa për pavarësinë e SHBA-së: Atë që ka bërë Amerika për Kosovën shkon përtej çdo partneriteti që ka njohur ndonjëherë bota

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në prag të 4 korrikut, 246 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së theksoi se atë që ka bërë Amerika për Kosovën shkon përtej çdo partneriteti që ka njohur ndonjëherë bota.

Mbi artikull

Osmani në një postim në Facebook ka shpërndarë fotografi nga festa e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë në prag të 4 korrikut.

“Mbrëmë, në një atmosferë të jashtëzakonshme, mes miqsh të shumtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nga Kosova, festuam festën e pavarësisë së SHBA-ve.

Atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën tonë për të ekzistuar dhe për çdo qytetar që e quan Kosovën shtëpi të vet, shkon përtej çdo partneriteti që ka njohur ndonjëherë bota.

Moneytizer Paragrafi 4

Më 4 Korrik, festojmë krahas popullit amerikan dhe kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara. Në këtë ditë, kujtojmë edhe të gjithë ata që nëpër dekada kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e miqësisë sonë të përjetshme”, shkruan Osmani.