Familja Rashica, pronare te zinxhirit të restoranteve “remos Restaurants”qe sjellin ushqime dhe ambient mediterane me disa pika në Gjermani, kane organizuar një event në prag të përfundimit të vitit 2022.
Në këtë ngjarje ishin prezentë shumë afaristë të fushave të ndryshme te cilat burojn nga rrjeti i ri „Cosmos Connected Club“ me shumë mbështetës nga biznesi, sporti dhe politika.
Origjina e takimit është klubi i futbollit FC Cosmos, në të cilin „Cosmos Connected Club“ tashmë është shfaqur si një projekt i madh socio-ekonomik nga nje iniciative nga Remo Rashica.
Ndërkaq presidenti i „Cosmos Connected Club“ dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu, po ashtu edhe këshilltar i jashtëm i UB-së prezantoi strategjinë, të arriturat dhe synimet e “Cosmos Connected Club”.
Në mbrëmjen e eventit të rrjetit “Cosmos Connected” shpjegon Remo Rashica :
“Është pjesë e përgjegjësisë sonë sociale të mbështesim brezat e ardhshëm për të dhënë një kontribut në shoqëri. Të mbështesim klube si futbolli dhe të vendosim një gur historik në zhvillimin e tyre për të ndërtuar të ardhmen së bashku, për t’i drejtuar zhvillimit te duhur dhe për të përfituar nga avantazhi ekonomik i shërbimeve efektive të reklamimit dhe një rrjeti të vlefshëm. Kjo është një situatë e favorshme për të gjithë aktorët ekonomikë. Sigurisht është gjithashtu shumë e veçantë të shohësh se sa i madh është kontributi i kompanive shqiptare nga sektorë të ndryshëm. Kjo është me të vërtetë një arritje shumë e mirë dhe ky zhvillim i përgjithshëm me kaq shumë partnerë të vlerësuar nga dhe përtej rajonit më bën shumë krenar” thëte Remo Rashica në një intervistë në RTK.
Cosmos Connected Club është forca ekonomike që qëndron pas klubit të futbollit FC Cosmos, i cili arrin në ligën rajonale nga Koblenz dhe kështu festojn sukses jo vetëm ekonomik por edhe sportiv.
Janë planifikuar tre takime rrjetëzimi çdo vit për anëtarët e ‚Cosmos Connected Club‘, i cili tani po planifikon një “Presjë të Vitit të Ri” në partneritet ne fillim te vitit 2023.
Agjencia e marketingut “Brand One GmbH”, e cila është gjithashtu një anëtare premium e ‘Cosmos Connected Club’, ishte përgjegjëse për zhvillimin dhe realizimin te gjitha masave.
Rashica tashmë po i hap rrugën jo vetëm gastronomisë, sektorit te proneve immobilie por edhe aspekteve sociale në sport përmes futbollit për të lidhur projektet ekonomike për kompanitë shqiptare dhe ndërkombëtare, siç thotë fjala “CONNECTED”, “te lidhur”.
Për më shumë informata, ndiqni profilet në instagram @cosmos_connected_club, @remos_restaurants, @remos_westerwald, @remos_koeln, @remos_frankfurt, si dhe uebfaqen www.remos-restaurants. de /Kosovarja/