Abreshët janë një fenomen dhe një popull krejt i veçantë në historinë njerëzore. Ruajtja e traditës shqiptare për shekuj me radhë është diçka që ka mahnitur të gjithë studiuesit dhe historianët që kanë njohur këtë popull.
Këtë e pohon edhe mysafiri special i Zonës B, Antonio Belushi, një abresh, prift ortodoks dhe studiues i shtrirjes shqiptare dhe gjenezës së saj. 82-vjeçari ishte i ftuar edhe në inaugurimin e Hashim Thaçit President.
Prifti arbëresh ka pohuar se në Greqi ka 900 katunde shqiptare. Këtë e bazon në një studim qëe ka bërë vetë ai.
“Unë botova librin tim ku zbulova 900 katunde shqiptare në Greqi, unë e njohë mirë gjuhen greke, gjenezën e kemi atje. Shkova atje për 40 vjet me radhë”,- thotë ai
Ndjenja kombëtare, lidhje me vëllezërit shqiptarë dhe arbëresh, njohja për Kosovën dhe personalitetet e saj, përkushtimi për kombin janë atributet që e karakterizojnë priftin Belushi, gjë që e dëshmoi në këtë intervistë në Zonës B. Ai u shpreh falënderues edhe për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të zotit Thaçi President, ku spikati dy gjëra. “Skëndërbeu sot në ceremoni mu duk i gëzuar pasi Kosova është Republikë dhe që ka një President të ri. Ajo që më impresionoi më shumë ishin edhe vargjet e
Ali Podrimës aq poezi e bukur, Unë biri yt Kosovë. Ti je shqiptar je vëllai im, je kosovar je vëllai im.
Kur ne arbëreshet takoheshim edhe pa u njohur përqafoheshim dhe thonim gjaku im i shprishur.
Këtë vëllazërim shqiptar e shpërndava edhe në vendet tjera, në Kanada në New York me shqiptarët tjerë, me vëllezërit tanë”,- thotë ai. “Në Amerikë erdhi edhe Ibrahim Rugova edhe Rexhep Qosja. Kam shumë mirënjohje për Rugovën, e vizitova edhe varrin e tij, unë u dekorova nga ai me dekoratën e Lidhjes së Prizrenit”.
“Unë jam bir i Kosovës”,- tha prifti arbëresh Antonio Belushi.