Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Princ Harry dhe Meghan Markle bëhen prindër për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Meghan, Dukesha e Sussex-it, ka sjellë në jetë një vajzë, fëmija i dytë për të dhe princin Harry, tha një zëdhënës i çiftit për mediat.

“Me gëzim të madh, Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, u bënë prindër të një vajze, Lilibet “Lili” Diana.”

“Lili lindi të premten, më 4 qershor nën kujdesin e mjekëve në spitalin Santa Barbara Cottage. Të dyja, nëna dhe foshnja, gëzojnë shëndet të plotë,” tha zëdhënësi.

Në deklaratë u zbulua se emri Lili u vendos në nder të mbretëreshës, pasi familjarët i thërrisnin me përkëdheli Lilibet. Emri i saj i mesëm është Diana, për të nderuar kujtimin e gjyshes së ndjerë, Lady Diana.

Moneytizer Paragrafi 4

Meghan dhe Harry, prindër për herë të dytë: Zbulohet

Lilibet Diana është fëmija i dytë i çiftit. Ata janë prindër edhe të Archie-t, i cili erdhi në jetë në maj të vitit 2019.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]