Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Prince Harry: Rrjetet sociale shkaktojnë urrejtje

nga Revista Kosovarja

Princi Harry dhe Meghan Markle po punojnë me drejtues të bizneseve dhe zyrtarë të marketingut për të ndryshuar mënyrën se si funksiononojnë rrjetet sociale.

Mbi artikull

Ai thotë se mediat sociale po shkaktojnë një “krizë të urrejtjes”, dhe se në këmbim të fotografive, memeve apo komunikimit me miqtë dhe familjarët, platformat e rrjeteve sociale mbledhin informacione personale.

Harry shpjegoi se së bashku me bashkëshorten e tij, Meghan kishin nisur të punojë me “drejtuesit e bizneseve, krerët e korporatave të mëdha dhe zyrtarët kryesorë të marketingut” për të provuar dhe zbatuar ndryshimin.

Harry i bëri thirrje çdo platforme të marrë përgjegjësinë për krijimin e standardeve të reja për gjuhën e urrejtjes, dhe të punojë më shumë me konsumatorët, jo korporatat blerëse të reklamave, në mënyrë që të krijojnë një mjedis më të sigurt.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kompanitë që blejnë reklama në internet gjithashtu duhet të pranojnë se bota jonë dixhitale ka një ndikim në botën fizike — në shëndetin tonë kolektiv, në demokracitë tona, në mënyrën se si ne mendojmë dhe bashkëveprojmë me njëri-tjetrin.” ka thënë Harry për “Fast Company”.

Ndër të tjera, ai iu bën thirrje kompanive që “të rimodelojnë arkitekturën e komunitetit në internet në një mënyrë të përcaktuar më shumë nga dhembshuria sesa urrejtja; nga e vërteta në vend të dezinformimit, nga barazia dhe gjithëpërfshirja në vend të padrejtësisë.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]