Princesha e Norvegjisë, Martha Louise është martuar me partnerin e saj afatgjatë, gurun shpirtëror amerikan Durek Verrett këtë të shtunë.
Ceremonia e martesës u mbajt në një tendë të madhe në natyrë në qytetin piktoresk perëndimor Geiranger, ndryshe nga dasma e parë e princeshës në vitin 2002 që u mbajt në katedralen më të madhe të vendit.
Pjesë e kësaj ditë të rëndësishme për çiftin ishin edhe mbretër nga Suedia dhe Norvegjia, si dhe miq, influencues të mediave sociale dhe të famshëm norvegjezë.
Çifti e njoftoi për herë të parë lidhjen e tyre në vitin 2019.
E bija e mbretit Harald dhe mbretëreshës Sonja, dha dorëheqjen nga detyrat zyrtare mbretërore në vitin 2022, pasi ajo donte të ndiqte më lirshëm sipërmarrjet e saj të biznesit.
Shpesh çifti është përballur me kritika për lidhjen e aktiviteteve tregtare me statusin mbretëror të Martha Louise.