Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Prindërit e nxënësve të vrarë në Gllogjan flasin pas arrestimit të të dyshuarve

nga Revista Kosovarja

Babai i G.M. dhe ai i L.H, dy nxënësve që u vranë thonë se ndihen të lehtësuar pas arrestimit të tre personave në Gllogjan.

Mbi artikull

Dera e shtëpisë mbetet e hapur. Pavarësisht dhimbjes që nuk është zbehur në zemrat e familjarëve të G.M. nga Gllogjani, ajo ende po zbutet me vizitat e miqve.

Por lehtësim më të madh të pikëllimit për humbjen e vajzës, babai i saj thotë se ka gjetur pas së shtunës.

Kjo pasi që tashmë janë tre persona të arrestuar si të dyshuar për këtë vrasje të rëndë.

Moneytizer Paragrafi 4

Mustafaj pohon që deri të shtunën nuk kanë pasur më shumë informacione sa i përket zhvillimit të hetimeve.

Besim që institucionet e vendit do ta çojnë deri në fund zbardhjen e tragjedisë së Gllogjanit ka edhe babai i nxënësit tjetër që vdiq atë të premte.

Deri këtu, Hamzaj pohon se janë të kënaqur me punën e institucioneve.

Në të njëjtin fshat jeton edhe familja e të dyshuarve për këtë rast. Shtëpia e tyre po monitorohet nga Policia e Kosovës, të cilët po qëndrojnë në oborrin e saj.

Të njëjtit i thanë televizionit se nuk duan të deklarohen për këtë çështje.

Familjarin e tyre e humbën edhe familja Gjokaj nga fshati Skivjan.

Gjatë së dielës ekipi i televizionit ka qëndruar edhe në familjen e shoferit që po ashtu u qëllua për vdekje në Gllogjan.

Tre të arrestuarit të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit janë dëgjuar para Gjykatës në Pejë pasditen e së dielës.

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve H.M, K.M dhe M.M të cilët dyshohen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Gjykata ka njoftuar se të pandehurve H.M, KM dhe M.M ju është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]