Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Prishtinë: 29-vjeçari që vdiq dje dyshohet se ra nga një objekt

nga Revista Kosovarja

29-vjeçari që vdiq dje në lagjen “Emshir” në Prishtinë dyshohet se ka rënë nga një objekt.

Policia në raportin 24 orësh njofton se ai u gjet i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore nga disa kalimtarë.

“Prishtinë / 27.11.2023 – 10:20. Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore nga disa kalimtarë dhe dyshohet se ka rënë nga një objekt. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]