Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Prishtinë, një 60 vjeçar gjendet pa shenja jete në rrugë

nga Revista Kosovarja

Një person sot rreth orës 08:40 është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tirana” në kryeqytet.

Mbi artikull

Bëhet e ditur se viktima është 60 vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Moneytizer Paragrafi 4

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete.

Informacionet fillestare flasin që viktima është një mashkull rreth 60 vjeç.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj”, tha ai.