Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Prishtinë: Treni godet një veturë, katër të lënduar

nga Revista Kosovarja

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një treni dhe një veture tek “Përroi i Njelmët” në Prishtinë.

Mbi artikull

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]