fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Problemet shëndetësore nga konsumi i pijeve energjike

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Problemi është se nuk e dimë çfarë pimë, sepse çdo pije energjike me ose pa gaz, në të vërtetë është në përzierje substancash të ndryshme mes aromatizuesish, ngjyruesish, vitaminash, sheqernash, ëmbëltuesish, por edhe të tjera akoma

Nëse keni pjesëtarë të familjes apo miq të cilët i shihni gjatë gjithë kohës me pije energjike në duar, sigurohuni ta ndani këtë artikull me ta, pasi mund të jenë në risk të preken nga problemet më poshtë:

Shtim peshe

Tashmë nuk është sekret që pijet energjike janë të ngarkuara me kafeinë në mënyrë që të jenë në gjendje të rrisin nivelet e energjisë tek personat që i konsumojnë. Sidoqoftë, ekziston një përbërës tjetër në pijet energjike që u ofron përdoruesve të tyre energji dhe nuk është tjetër veçse sheqeri. Sheqeri përmban shumë kalori dhe ju mund të përfundoni me kile shtesë nëse pini shumë pije energjike dhe nuk bëni mjaftueshëm aktivitet fizik.

Nivele të larta të sheqerit në gjak

Duke qenë se pijet energjike përmbajnë shumë sheqer, dikush që ka varësi ndaj tyre mund të përfundojë me nivele të larta të sheqerit në gjak. Ky është një problem shumë serioz pasi sheqernat e larta në gjak vlerësohen si një nga faktorët e riskut për diabetin e tipit 2.Dhe problemet e lidhura me diabetin e tipit 2 nuk duhen marrë lehtë. Së pari, nuk ka kurë për të. Së dyti, ka shumë komplikacione shëndetësore të lidhura me këtë sëmundje.

Dehidratim

Çdokush e di që kafeina ka veti stimuluese. Për fat të keq, jo shumë njerëz e dinë që kafeina ka edhe veti diuretike, që do të thotë se ka aftësinë të ‘dëbojë’ ujin nga trupi duke inkurajuar veshkat të prodhojnë më shumë urinë. Kjo është arsyeja pse pijet energjike mund të shkaktojnë dehidratim.

Kurrë mos bëni gabimin që të shuani etjen me pije energjike. Ato thjesht do t’ju lënë më të etur si rezultat i dehidratimit. Kur të jeni të etur, pini ujë.

Ankth dhe stres

Dikush që është diagnostikuar me çrregullime të ankthit mund të pësojë një sulm ankthi pas konsumit të një pije energjike pasi kafeina e gjendur në to mund të shkaktojë simptoma fizike që provokojnë mendime të lidhur me ankthin.

Kafeina ka aftësi të rrisë nivelin e energjisë së një personi pas inkurajon prodhimin e hormoneve të stresit. Hormone të tilla në gjak e bëjnë trupin tuaj të stresuar. Për këtë arsye mund të përfundoni akoma më të stresuar nëse e kombinoni stilin tuaj stresues të jetës me pije energjike.

Pagjumësi

Nëse pijet energjike konsumohen disa orë para gjumit, me shumë gjasa mund të mos kaloni një natë të mirë. Kafeina është një kimikat stimulues dhe për këtë arsye ju mban zgjuar për sa kohë është në trupin tuaj.

Si rregull i përgjithshëm, kafeina duhet të merret pak a shumë rreth 6 orë para gjumit për t’u siguruar që kur të shkoni në shtrat, të mos keni kafeinë në rrjedhën tuaj të gjakut.

Çrregullime të rrahjeve të zemrës

Disa nga efektet anësore më të frikshme të konsumit të pijeve energjike janë çrregullimet që mund ta bëjnë zemrën të duket sikur po ‘del vendit’, po fryhet dhe po rreh shumë shpejt.

Sipas kardiologëve, palpitacionet e zemrës janë të padëmshme në shumicën e rasteve—ato largohen pasi nivelet e kafeinës në gjak të bien. Megjithatë, ato mund të bëhen të rrezikshme për individët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare—mund të rrisin rrezikut e një sulmi ose goditjeje në zemër.

Dhimbje koke

Në disa raste, dhimbjet e kokës për shkak të konsumit të pijeve energjike mund të lidhen me sasitë e larta të kafeinës në sistem – disa njerëz kanë tendencë të përfundojnë me dhimbje të forta koke pasi të kenë konsumuar diçka me përmbajtje kafeine.

Ka raste kur dhimbjet e kokës lidhen me mungesën e kafeinës. Kjo ndodh nëse individët që janë mësuar të konsumojnë sasi të larta të saj, papritmas ndalojnë së marri. Zgjidhja? Ndërpriteni gradualisht konsumin e pijeve energjike.


Etiketa: Pijet energjike

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

A e dini se cilat janë vetitë shëruese të gështenjave?

5 orë më parë
Per Jete

Studiuesit zbulojnë çfarë ndodh nëse hani një grusht arra në ditë

5 orë më parë
Per Jete

Speci djegës superushqim, çfarë ju ndodh kur hani një spec djegës

6 orë më parë
Per Jete

Të dielën kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para

12 orë më parë
Per Jete

Si të mbillni dafina në vazo

14 orë më parë
Per Jete

Agjërimi i të sëmurit dhe i gjidhënies në Ramazan

22 orë më parë
Postimi tjetër

Personat që punojnë në kompjuter kanë nevojë për këtë vitaminë

Arbnora Salihu zgjidhet kryetare e RDK-së, Memli Krasniqi: Zëri i të rinjve ka adresë PDK-në

Albulena Haxhiu bën ndryshim drastik në pamje

TË FUNDIT

Para Eurovizionit, Albina Kelmendi përlotet nga surpriza e bashkëshortit

13 minuta më parë

Albina Kelmendi ishte e ftuara e rradhës në 'Më prit në fundjavë'. Këngëtarja ndau shumë detaje nga performanca e saj...

Bora mohon se ka bërë operacione plastike, tregon arsyen pse ndryshoi kaq shumë

22 minuta më parë

Moderatorja e suksesshme Bora Zemani është një ndër emrat më të përfolur të vitit 2022 dhe duket se do të...

Rosalia dhe Rauw po martohen

33 minuta më parë

Rosalia dhe Rauw Alejandro do të martohen së shpejti, lajmin e ëmbël e dha vet çifti duke befasuar të gjithë....

Më i kërkuari i clube-ve, ja sa paguhet Armaldo për një natë

42 minuta më parë

Mesa duket jeta e Armaldos ka ndryshuar që pas daljes nga “Big Brother”. Menjëherë Maestro ka rritur kërkesat e ftesave...

Beatrix e ka një mesazh në lidhje me dramën Selena – Hailey

52 minuta më parë

Selena Gomez ditën e djeshme doli me një deklaratë ku i kërkonte fansave të ndalonin së sulmuari Hailey Bieber. “Hailey...

Zbulohet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania

58 minuta më parë

Sot, gjatë ditës në shtëpinë e famshme ka mbërritur zarfi i kuq që vëri banorët në panik. Por, në nisje...

MË TË LEXUARAT

Ky është destinacioni që zgjodhi Efi menjëherë pas ditëlindjes

Deputetët izraelitë dorëzojnë në parlament projektligjin diskriminues

Veç Fotinisë, edhe një tjetër banorë i “BBVA” do ta lërë shtëpinë

Xhuli ka dy fjalë pas u bë virale në videon duke i rregulluar këmishën Stresit

Aktorja e njohur shtrohet në spital psikiatrik pasi doli lakuriq në rrugë

Çfare duhet te hani gjate shtatzanise per te mos fituar peshe

Ky është banori i eliminuar sonte nga “BBVA”

Del në ankand kostumi tradicional shqiptar i mikut të Lordit Bajron, 200 vite i vjetër

Suharekë: Raportohet për dhunimin e një vajze të mitur

Bëni këtë gjë çdo mëngjes dhe mund të humbni peshë më shpejt

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist