Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Problemi seksual për të cilin burrat kanë turp dhe frikë të flasin

nga Revista Kosovarja

Kur flasim për problemet seksuale të burrave zakonisht trajtojmë ( duke përfshirë edhe Tabu Blog) ato që kanë të bëjnë me uljen e potencës seksuale, problemet me ereksionin apo ejakulimin e shpejtë.

Mbi artikull

Në të vërtetë ekziston një tjetër problematikë, e heshtur, që quhet ejakulim i vonshëm, që është përcaktuar nga Master dhe Johnson, si “ pamundësi ejakulimi” e karakterizuar nga shfaqje dhe variante të ndryshme, pra grada të ndryshme serioziteti.

Këto variojnë nga ejakulimi gjatë natës ( pra i kryer pa vetëdije) deri te ejakulimi nëpërmjet auto-erotizmit apo te ejakulimi i cili vjen nga praktika që kryen partneri. Të gjithë elementët e tjerë seksualë siç janë eksitimi apo aftësia e ereksionit janë të paprekura, i vetmi element që ndryshon është ejakulimi që mund të vijë me vonesë apo mos të ndodhë fare.

Mund të ketë arsye të ndryshme se pse kjo ndodh: fizike, psikologjike apo të dyja, ndonëse ato fizike janë më të rralla. Të gjithë faktorët fizikë janë më të rrallë sepse shoqërohen apo ndikohen nga përdorimi i barnave, anti-depresivëve, ndërhyrjeve kirurgjikale apo trauma të ndryshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë që te faktorët psikologjikë mund të përmendim marrëdhënien në çift dhe faktorët psikologjikë që ndikohen nga kjo marrëdhënie. Mund të mendojnë që vuajmë nga anaorgazma ( mungesa e orgazmës) ndërkohë që thjesht nuk dimë si të dhurojmë kënaqësi ( edhe vetes, edhe tjetrit ). Mund të ketë mungesë informacioni rreth dinamikave seksuale, shpesh herë për shkak të frikës apo ndjenjës së fajit që nuk lejon eksperimentimin dhe eksplorimin e seksualitetit.

Nëse ndjenja e fajit dhe e frikës kanë epërsi mund të jetë sepse:

· Mund të ketë vështirësi në zhvillimin e një praktike masturbimi duke bindur veten që kemi vështirësi në arritjen e orgazmës.

· Mund të ketë vështirësi komunikimi në çift, rreth nevojave apo dëshirave më të thella.

· Mund të kërkojmë me pavetëdije një partner më pak joshës dhe si rrjedhojë të evitojmë raportin seksual.

· Mund të kërkojmë raporte seksuale në situata pak të volitshme.

· Mund të mos lejojmë partneren të na stimulojë në mënyrën e duhur.

· Mund të na fluturojë mendja në situata të tjera aspak erotike duke humbur sensin e eksitimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]