fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Procesi i vizave është komplikuar, kanë reaguar Spanja dhe Suedia, Çekia vazhdon lobimin

nga Revista Kosovarja
6 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Transmetuesi publik raportoi për zhvillimet e fundit në Bruksel, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Korrespondentja Gjeraqina Tuhina tha se nuk është miratuar propozimi i presidencës çeke, shtet ky që mban presidencën e radhës së BE-së, e sipas të cilit liberalizimi i vizave për Kosovën, të hyjë në fuqi me funksionalizimin e sistemit të sigurisë, ETIAS-it, apo më së voni më 1 dhjetor të vitit 2023.

Tuhina deklaroi se kjo ka ndodhur për shkak se kanë reaguar së paku dy shtete, si Spanja në njërën anë dhe Suedia në anën tjetër .

“Meqë kishim të bëjmë me procedurë të heshtur, apo procedurë të shkruar, ishte kjo ku shteteve anëtare iu dorëzohet teksti në fjalë dhe ato kanë afat në një kohë të caktuar, në këtë rasat deri me 16 nëntor në orën 14:00, për të paraqitur vërejtjet”, shpjegoi ajo.

“Në rast të mos reagimit nga ndonjë shtet, atëherë do të konsiderohej se teksti është i miratuar. Mirëpo meqë tani ka reagim, atëherë i bie se është thyer kjo procedurë e heshtur dhe teksti në fjalë nuk është miratuar”, tha korrespondentja e RTK-së nga Brukseli.

Siç ajo ka kuptuar nga disa burime në Bruksel, të dy shtetet kanë probleme të cilat kanë të bëjnë me vendet e tyre, e jo drejtpërsëdrejti me Kosovën.

“Spanja kishte problem me faktin se përmendet 1 dhjetori i vitit 2023, ndërkohë që në atë periudhë, Spanja kryeson me Bashkimin Evropian dhe duke marrë parasysh se është shtet që nuk e njeh Kosovën, nuk e konsideron të favorshme faktin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të ndodhë pikërisht në kohen kur ajo kryeson me BE-në”, shpjegoi Tuhina.

Kurse Suedia, sipas korrespondentes së RTK-së në Bruksel, ka reaguar sepse ka nevojë që të konsultohet më shumë me parlamentin e vet.

Më tej Tuhina tha se megjithatë, Republika Çeke vazhdon konsultimet bilaterale me vendet anëtare dhe insiston se nuk është gjithçka e humbuar.

“Çekia do të vazhdojë që t’i bindë këto shtete sa i përket miratimit të tekstit. Teksti i tillë nuk shkon prapë me procedurë të shkruar, por mëtohet që disi të hyjë në agjendë në nivel më të lartë”, tha ajo.

Niveli më i lartë kësaj radhe janë ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të cilët në rastin më ideal, në fund të nëntorit në takimin e tyre, do të kenë një tekst kompromisi sërish në lidhje me vizat për Kosovën.

Në pyetjen nëse është viti 2023 viti i humbur për Kosovën sa i takon kosovarëve për liberalizimin e vizave, Tuhina tha se nuk është gjithçka e humbur sepse ende po vazhdohet që të ndërmerren të gjitha procedurat relevante.

“Ajo që na bën me dije është se gjërat po komplikohen është fakti se këtë procedurë e kanë shtyrë dy shtete të cilat në vitin që vjen, do e marrin përsipër presidencën e radhës së BE-së”, tha Tuhina.

Grafika nga Radios Evropa e Lirë e cila shpjegon në tërësi hapat deri në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kështu, në gjysmën e parë të vitit 2023 është Suedia, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit 2023 është Spanja.

“Tani meqë Spanja ka problem me datë, nuk përjashtohet mundësia që në tekstin e radhës përsëri të lëvizë data, ndoshta në janar 2024 “, shpjegoi korespodentja e RTK-së në Bruksel, Gjeraqina Tuhina.

Sipas saj, data e re ka të bëjë me momentin kur Spanja nuk kryeson më me Bashkimin Evropian.

“Atëherë i bie që momenti më i hershëm do të mund të jetë 1 janari i vitit 2024,pasi më 31 dhjetor të vitit 2023, përfundon mandati i Spanjës në nivel të BE-së “, u shpreh ajo.

Megjithatë, Tuhina rithekson se përderisa presidenca çeke e BE-së, nuk ka hequr dorë dhe nuk thotë se ka dështuar procesi, akoma ka shpresë që procedurat së paku të përfundojnë në muajt në vijim dhe se tani kemi të bëjmë me lëvizje të datave.

“Ironikisht nëse mbetet kushtëzimi i ETIAS-it, e i njëjti do të hyjë në fuqi më 1 nëntor, apo më herët, atëherë mund të ndodhë liberalizimi i vizave. Shpresat nuk janë të humbura, por po komplikohen gjërat”.


Etiketa: KosovaVizat

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Peci i shkon në zyrë kryetarit të Mitrovicës së Veriut: I ofrova mbështetje për sfidat që e presin

56 minuta më parë
Aktuale

Kaloni pushim unik veror në Resortin ”White Hill Hotel” në Durrës

2 orë më parë
People attend a protest "Serbia against violence" in reaction to the two mass shootings in the same week, that have shaken the country, in Belgrade, Serbia, May 27, 2023. REUTERS/Marko Djurica
Aktuale

Protestuesit kundër Vuçiqit në Serbi rrethuan televizionin shtetëror dhe Kuvendin

3 orë më parë
Aktuale

Rahovec, vajza raporton në Polici se babai i saj po ushtron dhunë fizike

3 orë më parë
Aktuale

Kongresmeni amerikan i del në mbrojtje Kosovës, kërkon nga Blinken “t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”

4 orë më parë
Aktuale

Fatmira Hajdari: Azemin dy herë e kam parë duke qarë, njëra ishte kur nisi lufta në Kosovë

5 orë më parë
Postimi tjetër

Ish-komandanti i FSK-së tregon pse ushtarët po e braktisin uniformën

Përse astrologët besojnë se kjo është shenja më e keqe

Pema e vitit të ri për Arbana Osmanin këtë vit më ndryshe

TË FUNDIT

Gresa Hoti na prezanton me motrën bukuroshe

9 minuta më parë

Modelja e njohur shqiptare, Gresa Hoti, përmes një InstaStory na ka prezantuar me motrën e saj, Brenda. Brunete me flokë...

Turqi: Nusja dhe dhëndri shkojnë të votojnë pak para dasmës

39 minuta më parë

Një nuse dhe një dhëndër, me rrobat e tyre të dasmës, ishin në mesin e miliona votuesve që u drejtuan...

Kim Kardashian tregon çfarë tipare duhet të kesh për të qenë partneri i saj

54 minuta më parë

Episodi i parë i “The Kardashians” në Hulu na ka zbuluar, ndër të tjera, mjaft detaje nga jeta personale e...

Peci i shkon në zyrë kryetarit të Mitrovicës së Veriut: I ofrova mbështetje për sfidat që e presin

56 minuta më parë

Ministri i Bujqësisë Faton Peci e ka vizituar në zyrë kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Peci,...

Arrinë në “Prishtina Mall” “Qunto”, brendi i famshëm i aktorit Blerim Destani

1 orë më parë

“Prishtina Mall” është qendra tregtare më interesante në Evropën Juglindore, që tërheq çdo ditë qindra mijëra vizitor. Në këtë qendër...

Violetë Kukaj: S’kam fjalë, me plumba flas, ua mbush barkun me barut, e u them plas

1 orë më parë

Këngëtarja Violetë Kukaj ka qenë më në fokus të publikut se asnjëherë tjetër në dy javët e fundit. Shkas për...

MË TË LEXUARAT

Shkencëtarët përdoren inteligjencën artificiale për të zhvilluar një antibiotik kundër superbaktereve

Ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë periudhës së periodave

U shpall i vdekur, i dashuri i Rina Balaj bën daljen e parë publike

Geti dhe Marina me kombinim fatal, njëri elegant tjetri sportiv

Pse qajmë kur jemi të lumtur dhe si mund ta shmangim trishtimin?

Blerona po i ngjan kryekëput kësaj këngëtare

Kur do të mbahet funerali i Tina Turner dhe cilat janë planet?

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon në qershor

“Nxehet” Era Istrefi del cullak ende pa ardh vera

Konfirmohet lidhja e Anës dhe Bjordit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist