Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Profesori nga Deçani zbulon një insekt të ri në Kosovë, e quan koronavirus

nga Revista Kosovarja

Profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës, prof. Dr. Halil Ibrahimi thotë se ka zbuluar një insekt të ri në Kosovë, të cilin e ka quajtur ‘koronavirus’.

Mbi artikull

Ky lloj insketi është zbuluar nga Lumbardhi i Deçanit në Bjeshkët e Nemuna.

Edhe pse i zënë para disa vitesh, është përshkru tek gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, kryesisht gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë. Nga këtu vjen edhe emri i llojit, Potamophylax coronavirus, si përkujtim i kohës kur është zbulu”, ka shkruar ndër të tjerash Ibrahimi në Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Sot është publikuar lloji im më i ri i insekteve i zbuluar nga Lumbardhi i Deçanit në Bjeshkët e Nemuna.

Edhe pse i zënë para disa vitesh, është përshkru tek gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, kryesisht gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë. Nga këtu vjen edhe emri i llojit, Potamophylax coronavirus, si përkujtim i kohës kur është zbulu. Simbolikisht, emri i llojit, potencon edhe një pandemi tjetër, që është duke ndodhur në lumenjtë e Kosovës, e në veçanti në Lumbardhin e Deçanit,si rezultat i ndotjes, degradimit dhe keqmenaxhimit të hidrocentraleve.

Në kuadër të punimit janë bërë edhe analizat molekulare të krejt grupit ku bën pjesë ky lloj, krahas atyre morfologjike. Prania e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë, i cili fatkeqësisht është duke u rrezikuar ndjeshëm. Punimi është rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm i grupit të Zoologjisë të Departamentit të Biologjisë. Punimi është publikuar në revistën prestigjioze Biodiversity Data Journal, që boton lloje të reja për shkencën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]