Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Prokurori merr vendim, “Liza” dërgohet në mbajtje

nga Revista Kosovarja

Policia ka njoftuar sot se me vendim të prokurorit të rastit, Ilir Avdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, është dërguar në ndalim për 48 orë.

Mbi artikull

Sipas njoftimit të policisë, prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e Abdullahut, të arrestuar të dielën në fshatin Batllavë të Komunës së Podujevës.

Ilir Avdullahu u arrestua nga Policia e Kosovës pas 16 vjetësh në arrati. Ndaj tij ndodhej në fuqi një urdhër-arrest i lëshuar nga gjykata.

“Në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha sot Policia e Kosovës në raportin e përditshëm 24-orësh të saj.

Moneytizer Paragrafi 4

I njohur me nofkën “Liza”, ai ka qenë i kërkuar nga Interpoli nën akuzën se ka organizuar vrasjen e policit, Triumf Riza.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]