Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Prokuroria aktivizohet për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani

nga Revista Kosovarja

Kanë kaluar pesë ditë që nga ngjarja tragjike e vdekjes së 26 vjeçarit, Agon Musliu, në karantinën tek Qendra e Studentëve.

Mbi artikull

Rasti në fjalë shkaktoi reagime të ashpra në opinion, e sidomos nga ana e opozitës, të cilët po kërkojnë ende dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sidoqoftë, tashmë prokuroria është vënë në lëvizje për hetuar dhe zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë për lajmi.net se është duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, mirë pa dhënë detaje tjera, apo numrin e të intervistuarve deri tani.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Andaj, në këtë fazë, nuk mund të japim detaje të tjera”, thuhet në përgjigjën e Prokurorisë dërguar lajmi.net.

Trupit të pajetë të 26-vjeçari i është bërë edhe testi për koronavirus, në të cilin ka rezultuar negativ.

Këtë ka konfirmuar për lajmi.net, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Vdekja e 26-vjecarit në karantinën e Qëndres së Studentëve ka ngjallur reagime të shumta në vend, për këtë është kërkuar edhe hetim.

Ndryshe, 26-vjeçari erdhi të shtunën në Kosovë dhe menjëherë u karantinua në Qendrën e Studentëve për 14 ditë, ndërkohë një ditë më vonë, ai u hodh nga kati i pestë i konvikteve dhe në QKUK, sipas mjekëve, u dërgua pa shenja jete.

Në media është prezantuar një raport për shëndetin e të ndjerit, por që sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai nuk u është prezantuar zyrtarëve përgjegjës me rastin e mbërritjes në Aeroportin e Prishtinës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]