Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Prokuroria nis hetimet ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha

nga Revista Kosovarja

Ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha kanë nisur hetimet nga Prokuroria e PrishtinësProkuroria e Prishtinës ka njoftuar se ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj ish-ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha.

Mbi artikull

Hetimet kanë nisur në drejtim të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

“Prokuroria më 15.09.2020 ka pranuar kallëzim penal nga AKK kunder personit me inicialet Dh.H.

Prokurori i çështjes ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe se është duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Dhurata Hoxha ka qenë ministre e Integrimeve Evropiane dhe Diasporës, si dhe ministre e Drejtësisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]