Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Prokuroria Themelore urdhëron rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Mitrovicën e Jugut.

Mbi artikull

Sipas njoftimit, vendimi erdhi pas sqarimit të kompanisë sllovene CETIS lidhur me printimin e fletëvotimeve.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut. Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se merr përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse e pamundur të ndodhte”, thuhet në njoftim.

Tutje, Prokuroria ka bërë të ditur se ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë gjithë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]