Që nga viti 2009 e deri më sot, Cima Construction vazhdon të jetë kompania lider në tregun e ndërtimit.
E gjithë kjo meritë e një njeriu i cili me shumë mund arriti deri këtu.
Bëhet fjalë për Arsim Kabashin, pronarin e kësaj kompanie gjigante e cila me shumë profesionalizëm vazhdon të jetë ndër të parat në vend.
Së fundmi patëm rastin që emrin në fjalë ta shohim në emisionin “Jetimat e Ballkanit” emision ky i cili gjithmonë prek zemrat e shqiptarëve, ku Arsim Kabashi gëzoi zemrat e 7 jetimëve nga Shkupi duke i bërë me shtëpi.
Vërtetë ky një akt për t’u duartrokitur dhe shembull që duhet ndjekur nga një biznesmen aq humanist i cili dëshmon se bamirësia në popullin tonë nuk ndalet asnjëherë.
Për më shumë flet videoja e radhës e cila emocionoi një numër të madh të shikuesve anembanë trojeve shqiptare, e té cilën mund ta shiheni në këté faqe të facebookut. /Kosovarja/