Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin amerikan Chris Murphy.
Kurti mbrëmë në një postim në Twitter kishte njoftuar për bisedën me senatorin Murphy, gjersa sot Zyra për media e Kryeministrisë njoftoi për bisedën telefonike dhe pikat e diskutimit.
“Gjatë kësaj telefonate ata folën për marrëdhëniet e veçanta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për progresin e vazhdueshëm demokratik të Kosovës, siç u dëshmua edhe tash së fundmi nga Indeksi i Demokracisë Elektorale 2023 të institutit V-Dem, që renditë Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor.
U diskutua edhe për takimin e 27 shkurtit në Bruksel, nevojën për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe për gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.
Had a productive call this afternoon with US Senator @ChrisMurphyCT discussing our friendly relations, the normalization agreement with Serbia and yesterday’s recognition of Kosova by @vdeminstitute as the nr.1 ranking country in the WB6 on the 2023 Electoral Democracy Index.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 3, 2023