fbpx

Protesta kundër vrasjes së grave zhvendoset para stacionit policor

nga Revista Kosovarja

Protesta e nisur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë kundër vrasjes së grave është zhvendosur tani përballë stacionit policor Qendra. Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe para kordonit të policisë teksa kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e Liridonës.

Protesta ka kaluar pa incidente ndërsa policia ka bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve ne rrugën “Luan Haradinaj”.

Protesta e nxitur nga vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit, nisi me thirrjet “liri, barazi, solidaritet”.

Një numër i protestuesve kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimin “Burrat vrasin gratë, shteti heshtë”, “Drejtësi për Liridonën”, “Gjykata armike të grave” e të tjera, duke kërkuar kështu që ky fenomen të trajtohet me urgjencë nga shteti dhe që vrasësit të marrin dënimin e merituar nga institucionet përkatëse./IndeksOnline


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]