Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Protestë para Fakultetit të Edukimit, 27 studente e akuzojnë profesorin për ngacmim seksual

nga Revista Kosovarja

“Përjashtojeni Xhevat Krasniqin”, “Siguri për studentet në UP”,”Përjashtojeni nagcmuesin seksual Xhevat Krasniqi”, “Studime pa ngacmime seksuale”, ishin disa nga mbishkrimet e pankartave që u vendosën sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Mbi artikull

Protesta që nisi para Fakultetit të Edukimit vazhdoi deri te Rektorati i UP-së, ku “Lëvizja Feministe Studentore” bëri thirrje që sa më shpejt të përjashtohet nga Universiteti i Prishtinës, profesori që sipas tyre ka ngacmuar seksualisht studentet.

Blenda Asllani nga Lëvizja Feministe Studentore tha se duhet përjashtuar profesori Krasniqi dhe duke shkarkuar dhe Këshilli Etikës i UP-së, që sipas saj, po dështon të trajtojë rastet e ngacmimit seksual

“Ne sot i lexuam disa nga rrëfimet që i kanë bërë studentet që e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi. Këto rrëfime përfshijnë nga komentet për dukje të tyre e deri të ofrimit të masazhit dhe përqafimit të padëshiruar në rrugë, klasë e konsultime. Në solidarit me vajzat e gratë që kanë përjetuar ngacmime seksuale në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, sot u mblodhëm para Fakultetit të Edukimit, ku ligjëron një profesor për ngacmim seksual. Ai është denoncuar nga 27 studente”, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Për mbi akuzat që po bëhen ndaj profesorit të Fakultetit të Edukimit, Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Rektorati i UP-së, por deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Gjithashtu, Telegrafi ka kontaktuar edhe me profesorin Xhevat Krasniqi, por që i njëjti deri tani nuk është përgjigjur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]