fbpx

Protestohet në mbështetje të kryeministrit, “Albin ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”

nga Revista Kosovarja

Një grumbull qytetarësh kanë realizuar një protestë të pazakontë.

Në sheshet e Prishtinës, ata kanë realizuar protestë në mbështetje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

Në protestë janë dëgjuar thirrje “Albin, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”.

Po ashtu, përgjatë protestës është parë edhe një pankartë që shënjon presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Kurtin si pasardhës të komandantit legjendar, Adem Jasharit.

“Legjendar keta janë pasardhsit e tu që qojn amanetin tënd në vend!”, thuhet në pankartë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]