Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Protestuesit e Trumpit futen në ndërtesën e Kongresit

nga Revista Kosovarja

Shumë mbështetës të Presidentit Trump thyen ndërtesën e Kapitolit dhe iu afruan Senatit të mërkurën pasdite ndërsa mijëra të tjerë brohorisnin dhe u përleshën me policinë përpara ndërtesës.

Mbi artikull

Fotografitë dhe videot nga vendi i ngjarjes treguan një grup të vogël protestuesish që kishin arritur të futeshin brenda ndërtesës.

Mbështetësit e Trump mbanin kapele dhe flamuj me parullën e fushatës së Trump “Ta bëjmë Amerikës përsëri të Madhe”. Ndërkohë pamjet tregojnë oficerët e policisë që spërkatnin me një lloj lënde për të shpërndarë protestuesit.

Ndërtesa e Kongresit amerikan u vunë nën izolim për shkak të situatës së krijuar, ndërkohë që ligjvënësit janë mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar dhe ligjvënësit kanë ndërprerë seancat.

Moneytizer Paragrafi 4