Po na kthejnë në kohë. Madje, për ata që e kanë dashur Titon, Lëvizja Vetëvendosje, po kujdeset t’ua kthejë edhe nostalgjinë.
Provat e protestës së partisë së Albin Kurtit e kanë të njejtin skenar që bëhej për nderë të stafetës së Titos, finalja e të cilës përfundonte më datën 25 maj të çdo viti sa ishte gjallë Josip Brozi.
Si bëheshin provat për organizimin e stafetës së Titos?
Mbaheshin tri prova para datës 25 maj në Beograd , në prani të gjithë rinisë përfaësuese të 6 republikave dhe dy krahinave autonome të Jugosllavisë.
Nga të gjitha këto njësi federative shkonin përfaqësues të rinisë dhe ushtronin spektaklin që duhej të realizohej e të shfaqej me rastin e dorëzimit të stafetës në duartë e Krytarit të Republikës Federative të ish-Jugosllavisë,Josip Broz Tito, që ishte 25 Maji, e që ishte ditëlindja e tij dhe Dita e Rinisë së Jugosllavisë.
Stafeta dërgohej te Titoja në këtë datë nën premisën, se Tito ishte aq shumë i lidhur me rininë dhe rinia i bënte gjoja këtë nder të stafetës kur ishte edhe ditëlindja e Titos,por deri te dorëzimi i stafetës duheshin bërë prova. Pra, thuajse njejtë sikur tash Albin Kurti që po i bën provat për protesta në sheshin e Prishtinës. Edhe te Kurti , dihet qëllimi final, por pak ia ka huqur 25 majit.Vetëm për tri ditë.
Ju kujtojmë, kur bëheshin provat pēr realizimin e manifestimit qendrorê të stafetës së Titos, pjesëmarrësit , e provave i kishin pikat e kuqe, ku duhej të qëndronte secili pjesëmarrës. Pamjet e pjesëmarrëseve në prova, duhej të formonin gjithsesi edhe fjalën TITO. Pastaj , duhej të formonin edhe gjëra të tjera që lidheshin me ditën e stafetës së Titos, pra njejtë sikur tash militantët e Kurtit që po pozicionohen në shesh nëpër pikat e kuqe, duke krijuar pamje “mahnitëse” në fokusin e kamerave që janë hipur mbi obejkte të larta pranë sheshit,sepse duhej të jenë impresionuese si në ato spektaklet që mbahedhin né shtetet komuniste , ku vend kishte bukuria e jo përmbajtja.
Në provat për stafetën e Titos në Beograd, ushtroheshin rolet e secilit. Kishte role qendrore dhe epizodike. Njejtë sikur protestuesit e Kurtit në sheshin e Prishtinës. Ata që mund të mbajnë diçka në duar dhe ata që vetëm duhet të qëndrojnë në vend. Në provat e Beogradit, ushtrohej edhe dicka lihej vend në mesin e pjesëmarrësve të futej edhe populli. Pra, të tregohej se populli ishte me Titon dhe e donte vetëm Titon. Ata që duhej të futeshin në mesin e organizatorëve duhej të ishin fëmijé me shall të kuq rreth qafe, rini e klasë punëtore me veshje të kaltërta që do të ofronin pakontestueshëm përkrharjen për Titon. Edhe në këto provat e sheshit të protestuesve të Kurtit , mund të ketë vend për popull. Pra, i njejti skenar , shumë i ngjashëm nga provat e stafetës së Titos.
Prova e stafetës në Beograd ,kishte dy ushtrime apo prova e teste qysh po i quan këtu dikush dhe e treta ishte prova gjenerale. Njejtë sikur që po ndodhë edhe sot në sheshin e Prishtinës , tek sot po mbajnë provën e dytë, e që pa dyshim prova gjenerale do të jetë protesta pas vendimit të kushtetueses për ligjshmërinë e dekretit të presidentit rreth qeverisë Hoti.
Skenari i protestave të Lëvizjes Vetëvendosje në shesh, pra po është gati identik me skenarin e provave për stafetën e Titos,më 25 maj që realizohej në Beograd.
Duhet të përmendet ky dallim: Manifestimi në Beograd mbahej njërin stadium të madh futbollit, ndërsa këtu në sheshin e kryeqendrês së Kosovës.
Të presim e të shohim edhe provën gjenerale dhe si do përfundojë “ manifestimi qendroré” i organizuar nga protestuesit e LVV . Safet Krivaça / Kosovarja/