Nëse keni planifikuar që festat tuaja t’i kaloni në mënyrën më të bukur duke provuar një eksperiencë vërtet unike, ne ua rekomandojmë ‘Unik Hotel Tirana’, i cili ofron për ju paketa ideale me ofertat e fundvitit.
Hoteli super luksoz,‘Unik Hotel Tirana’, me një komoditet të lartë, me verandat gjigante nga ku mund ta sodisni Liqenin Artificial të Tiranës por edhe pamjen mahnitëse të këtij kryeqyteti, është vendi ideal për ju në organizimin e evenimenteve të ndryshme familjare apo edhe atyre zyrtare, duke u ndjerë me të vërtetë unik dhe mbretëror në mes ngrohtësisë dhe mikpritjes që ky hotel ofron për ju.
Meqenëse jemi në prag festash, dhuroni vetes dhe të dashurve tuaj një atmosferë fantastike duke shfrytëzuar një nga ofertat e mrekullueshme që ofron ‘Unik Hotel Tirana’ me rastin e festave të fundvitit, dhe akomodohuni në njërën prej dhomave të shumta mbretërore me tarracat e mëdha, nga ku mund të përjetoni kënaqësinë magjike të festave duke shijuar pamjen shndritëse të liqenit dhe vezullimin e dritave të cilat reflektojnë në xhamat e dhomës suaj.
Në restorantin e ‘Unik Hotel Tirana’ ju mund të provoni edhe kuzhinën fantastike me asortimentin e gjerë të ushqimeve si dhe picën unike super të shijshme, më të mirën në vend, ‘PAVAROTI’, të cilën po e provuat njëherë, gjithmonë do ta kërkoni.
Nëse keni qenë në Tiranë dhe nuk e keni vizituar ‘Unik Hotel Tirana’, zëre se s’keni qenë fare në Tiranë!
Prandaj, nxitoni dhe rezervoni duke vizituar profilin e ‘Unik Hotel Tirana’ në Instagram @unikhoteltirana