Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Provojeni metodën klasike për të ulur temperaturën kur sëmureni

nga Revista Kosovarja

Bashkë me vjeshtën shfaqen edhe virozat. Temperatura, është më e bezdishmja por janë gjetur disa metoda për ta ulur edhe pa përdorur ilaçe. Kur rritet temperatura do të thotë se pacienti është i infektuar ose ka një çekuilibër në trup.

Mbi artikull

Bakteret, viruset a mikroorganizma të tjerë, janë duke u përpjekur për të gjetur terren. Temperatura e lartë shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, siç janë ftohja, gripi apo sëmundjet ngjitëse.

Ethet nuk janë në vetvete një sëmundje, por thjesht një simptomë se diçka po ndodh brenda trupit. Por në qoftë se temperatura është shumë e lartë, mund të përdorni disa produkte të thjeshta në kushtet e shtëpisë për t’a ulur, vetëm se, në çdo rast duhet të konsultoheni me mjekun.

1. Një mënyrë klasike për uljen e etheve është duke fërkuar me një leckë të lagur me ujë të ftohtë (jo akull) në zonën e kyçeve, të duarve, ballit dhe këmbëve për të lehtësuar shpërndarjen e ngrohjes. Masazhi këshillohet disa herë, çdo gjysmë ore.

Moneytizer Paragrafi 4

2. Vendosni këmbët në ujë me uthull dhe mbajini për rreth 10 minuta.

3. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjeve; shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çdo 30 minuta i sëmuri duhet të pijë çaj për të ulur temperaturën.

Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]