Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

PSD e vendos fotografinë e Ivanoviqit para Qeverisë, Molliqaj e krahason Kurtin me Enver Hoxhën

nga Revista Kosovarja

Partia Socialdemokrate (PSD), në një aksion simbolik të mërkurën, ka vendosur një fotografi të ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, në oborrin e Qeverisë.

Mbi artikull

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para mediave ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti Kurtit në përvjetorin e vrasjes së Ivanoviqit është skandaloze, e papranueshme dhe “qëllim kryesor e ka desubjektivimin e njeriut”.

Ai tutje është shprehur se kryeministri javë më parë i ka quajtur ekstremistë 9 mijë qytetarë serbë të Kosovës vetëm pse nuk i konvertonin targat ilegale të Serbisë në RKS.

Ndërsa tani sipas tij, kreu i ekzekutivit e ka nderuar dhe vlerësuar lart figurën e Ivanoviqit, “një person që ka qenë përgjegjës për shpërnguljen dhe urdhërdhënie të ekzekutimit të qytetarëve të Kosovës gjatë luftës dhe pas luftës”.

Moneytizer Paragrafi 4

 

“Pse ndodh kjo? Ndodh sepse kryeministrit të Kosovës në idenë e vet të madhe për vetën dhe për Kosovën i lejohet të bëjë githçka. Një gjë të tillë e kanë bërë pushtetet totalitare më herët”, ka thënë Molliqaj duke e krahasuar Kurtin me komunistin Enver Hoxha.

“Ju e mbani mend, dikush edhe ka lexuar, se si Enver Hoxha i shpallte tradhtarë ata që e kundërshtonin Jugosllavinë e kur u prishte vetë me Jugosllavinë të njëjtit i shpallte heronj”, ka shtuar kreu i PSD-së.

Ndryshe, në 5 vjetorin e vdekjes së Ivanoviqit, kryeministri Kurti e ka ngritur lart figurën e politikanit serb. Kjo ka sjell reagime të shumta në shoqëri, duke pasur parasysh se ky i fundit ishte gjykuar e dënuar nga EULEX-i për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Kurti përmes një videomesazhi ka thënë se Ivanoviqi ka qenë “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij në Mitrovicë ndërsa këtë e ka bërë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.