Dikur Ardit Stafaj ishte kudo, madje duke u shndërruar në një nga këngëtarët më të pëlqyer.
Stafaj, kishte këngë hite dhe një bashkëpunim tejet të sukseshëm me Gilin.
Por, ka kohë që këngëtari nuk po shihet asgjëkundi, nuk po bënë këngë e videoklipe dhe nuk është prezent në media, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë që Arditi po rri larg muzikës dhe jetës publike, vëllai i tij, kitaristi Astrit Stafaj është thuajse kudo.