Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Pse bën si fëmijë?”, agravon debati mes Beatrixës dhe Donaldit

nga Revista Kosovarja

Donald dhe Beatrix kanë patur së fundmi ulje-ngritje në lidhjen e tyre. Këngëtarja ka shprehur gjatë javës se ai nuk i jep vëmendje si në fillim, ndërsa aktori ka treguar se nuk e merr seriozisht sepse e di që asaj i pëlqen të përkëdhelet.

Mbi artikull

Por diskutimet ka patur vazhdimisht, edhe për gjëra të vogla në dukje.

Kështu ndodhi edhe disa orë më parë, kur Beatrix vendosi t’i tregonte Donaldit ‘botën e saj’ duke i shkruar partnerit një listë me këngët e saj të preferuara. Mirëpo, ajo është mërzitur kur Donaldi ka ndërhyrë në këtë playlistë duke i kërkuar të shtojë këngë.

Kështu, ajo e ka grisur kartonin e nervozuar dhe është larguar nga ai, veprim që nuk i pëlqeu aspak Donaldit, madje e konsideroi veprim fëmijësh.

Moneytizer Paragrafi 4

“Për çfarë e grise këtë?”, e pyeti Donaldi.

“Sepse po ma kthen punën në inat, i mora disa fletë të shkruaja këngët e mia të preferuara”, tha Beatrix.
“Nuk e kuptoj pse e merr kaq seriozisht”, i tha Donaldi.
“E marr shumë seriozisht sepse është shumë e rëndësishme muzika për mua edhe bota ime që ti doje ta njihje”, tha Beatrix në nerva e sipër.

Më vonë, Donaldi ka shkuar pranë saj për të sqaruar situatën dhe i ka kërkuar të mos e bëjë kaq të madhe. Mirëpo, Beatrix e zhgënjyer tha se nuk e ka shumë tek pjesa e botës, sesa tek reagimi i Donaldit, që ishte tepër i nervozuar.

Tashmë, ata jo vetëm po njihen më shumë por po testojnë edhe limitet e njëri-tjetrit, duke pasur herë pas here zënk, ashtu si çiftet e vërteta.