Gjatë ditës së sotme pas të dhënave të KQZ-së për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje deri në ora 15:00 është 32.38 për qind është raportuar si dalje rekord në zgjedhje.
Por, marrë në shifra numri i pjesëmarrjes në zgjedhje këtë vit me vitin 2019 dallon për vetëm 13 mijë votues, shkruan lajmi.net.
Në vitin 2019, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin votuat 554 mijë e 750 votues ose 29,8 për qind, shkruan lajmi.net.
Në këtë vit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuat 567 mijë e 951 mijë votues ose 32,38 për qind e numrit total të votuesve.
Por, nëse numri i votave dallon për vetëm 13 mijë, pse kjo reflektohet për 3 për qind?
Në vitin 2019, numri i personave me të drejtë vote në Kosovë ka qenë 1,937,868 votues, ndërsa në këtë vit listat zgjedhore janë pastruar.
Në këtë vit, në listën e personave me të drejtë vote janë 1,794,862 persona dhe kjo ka ndikuar që dalja në përqindje të reflektojë më e lartë.