fbpx

Pse dikush 50 eu, dikush 100 e dikush 300 euro ?

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet ta ndërmerr një vendim unik për të gjitha komunat e Kosovës për sa i përket një stimulimi financiar për ata që janë prekur nga pandemia covid-19.

Gjithashtu, qeveria duhet ta merr një vendim edhe për një stimulim me para, për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga pandemia.

Qeveria, nuk duhet të lejojë që kjo pagesë e komunave të bëhet nga një fontanë dëshirash të komunave që secila veç e veç të merr vendime kokë më vete.

Qeveria duhet ta zbatojë një vendim për të gjithë të prekurit.

Nuk është mirë që Prishtina të jep 50 euro për person të prekur, Obiliqi 100 euro , Vushtrria për shembull nga 150-300 euro, Kamenica nga 50, e komunë më komuën kokë më vetë për një vendim që ka prekur njejtë pandemia.

Në këtë mënyrë, po krijohen dallime te qytetarët dhe këto dallime janë tejet diskriminuese .

Ju kujtojmë se jo pak veta kanë hyrë edhe në kredi për të blerë ilaçe. Pra, mendim i i jo pak të qytetarëve të anketuar është se vendimi i disa komunave për t’i dhënë nga 50 euro për të prekurit është skandaloz dhe të paktën ky vendim do të duhej të ishte në nivel shtetëror dhe së pakut me nga 150 euro, duke llogaritur në ndihma finaciare nga BE – ja , por dhe nga disa shtete . S. K. / Kosovarja/


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]