Jo të gjitha femrat e kanë organizmin e njëjtë.
Duke qenë të ndryshme, normalisht që edhe simptomat dallojnë nga njëra tjetra, transmeton “Kosovarja”.
Duke qenë cikli menstrual që shton kureshtje të madhe tek të gjitha femrat, atëherë ndodh që ndonjëherë të shfaqen edhe ç’rregullime për të cilat duhet të jeni mjaftë të kujdesshme.
Çdo muaj mund të ndodh që ndonjëherë të shfaqen më herët, ndonjëherë më vonë, ose mund të ndodh që të shfaqen dy herë brenda muajit.
- Si shkaktohet kjo?
E gjitha kjo mund të ndodh në qoftë se cikli ju zgjat më pak se zakonisht, ose ju ka shfaqur ndonjë problem në vaginën tuaj.
- Nëse keni cikël të shkurtër, ndodh për këto arsye:
- Anovulim (mungesë e ovulimit)
- Hipertireoza
- Hipotiroidizmi
- Fillimi i menopauzës
- Puberteti
- Cistat
- Stresi
- Humbje ekstreme peshe ose shtim
- Kontrolli i lindjeve
- Sëmundje të tjera
Po ashtu rol kyç kanë edhe marrëdhëniet seksuale, ku mund të shkaktojnë gjakderdhje e cila ngjason me menstruacione.
- Vëmendje:
Nëse ju shfaqen cikli dy herë çdo muaj, bisedoni me mjekun tuaj sepse vetëm kështu ju mund të ekuilibroni nivelet e hormoneve dhe të rregulloni gjakderdhjen tuaj.
Ju duhet të provoni me opsionet që ua udhëzon mjeku, por me trajtimin e duhur, sigurisht, mund të riktheheni në gjendjen e mëparshme./Kosovarja/