Njerëzit, të dëshpëruar për të mbajtur një atmosferë festive gjatë periudhës më të zymtë për të gjithë, kanë shpërndarë fotografi të pemës dhe zbukurimeve të tyre të Krishtlindjeve – gati gjashtë javë pas 25 Dhjetorit.
Prezantuesja e BBC-së, Louise Minchin ndau një foto të pemës së saj të zbukuruar në Twitter dhe u përmbyt me fotot e shumë pemëve të ndjekësve të saj, të cilët janë të etur për të mbajtur gjallë shkëlqimin e Krishtlindjeve.
Zbukurimet hiqen tradicionalisht para Natës së Dymbëdhjetë, e cila binte më 6 janar – por sot shënojnë plot 38 ditë nga nata e Krishtlindjeve dhe shumica e njerëzve nuk janë ende gati ta heqin pemën.
Prezantuesja u tha 198,000 ndjekësve të saj në rrjetet sociale:
“Moti është i mjerueshëm, kështu që unë i kam ndezur përsëri dritat për të më gëzuar paksa. Pema e Krishtlindjes më mban në këmbë, shpresoj të sjellë një buzëqeshje edhe për disa nga ju.”
Pas kësaj, të gjithë filluan të ndanin fotot e pemës së tyre, e cila këtë vit u vendos me herët dhe do të hiqet më vonë për arsyen e thjeshtë që u sjell njerëzve aq shumë gëzim, në një kohë kaq të vështirë kur të gjithë kanë nevojë.