Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse dita e sotme njihet si dita më depresive e vitit?

nga Revista Kosovarja

Për disa vite rresht, e hëna e tretë në janar është quajtur e hëna blu. Kjo sepse konsiderohet të jetë dita më melankolike e vitit, dita kur njerëzit mbingarkohen nga emocione të pakëndshme më shumë se çdo ditë tjetër e vitit, të paktën sipas ithtarëve të teorisë.

Mbi artikull

Gjithçka filloi në 2005, kur akademiku Cliff Arnall përdori një ekuacion për të provuar se kjo ditë ka një ngarkesë të fortë psikologjike.

Llogaria e zbrazët bankare pas pushimeve, moti i keq i janarit, koha e gjatë që na ndan nga festat e ardhshme, rëndojnë psikologjinë tonë dhe kështu doli e hëna blu.

Në fakt, ajo ndërthuri motin e keq të janarit dhe gjendjen psikologjike të njeriut pas Krishtlindjeve. Sipas të dhënave shkencore, është gjithashtu dita kur shumica e njerëzve në botë e kuptojnë se sa jashtë qëllimeve dhe orarit janë dhe ndjejnë një melankoli të thellë.

Moneytizer Paragrafi 4

Dr. Cliff u erdhi në ndihmë të shkencëtarëve të tjerë. Nutricionistja Alison Clark pohon se janari është muaji kur jemi përballur me detyrimet dhe realitetin e ashpër pas relaksimit të pushimeve.

Sidoqoftë, shumica e shkencëtarëve besojnë se formula nuk mund të qëndrojë shkencërisht dhe nuk pranohet.