fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pse e premtja e 13-të konsiderohet si “e mallkuar”?

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Kuriozitete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Po ju u shkojnë gjërat ters ditën e sotme? Qetësohuni dhe të prisni të ndërrohet data në kalendar… është e premte 13.

E “premtja e mallkuar” është një bestytni perëndimore, burimi i së cilës është i diskutueshëm. Disa e lidhin me faktin që dita kur Krishti u kryqëzua ishte e premte, ndërsa të tjerë me të premten e 13 tetorit 1307, kur Mbreti Filipi IV arrestoi dhe më pas ekzekutoi qindra kalorës Templarë, që kishin marrë pjesë më parë në kryqëzatat për rimarrjen e Jeruzalemit.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 milionë persona në të gjithë botën ndikohen shumë nga kjo ditë dhe preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Frika nga e premjta e mallkuar është një fobi, e cila nga greqishtja quhet paraskevidekatriaphobia. Data 13 dhe e premtja konsiderohen secila si ters, por kur bashkohen, kombinimi është “katastrofik”. Nëpër disa linja aeronautike, prej kohësh radha 13 nuk figuron më.

Këto janë disa të dhëna të tjera që duhet të dini për të premten 13:

Në vitet e ardhshme
E premte 13, veç ditës së sotme do të ketë edhe një tjetër në korrik për këtë vit dhe deri në 2020, dy data 13 në vit do të rastistin gjithashtu e premte. Që të regjistrohen tre të premte të mallkuara brenda vitit, ashtu siç ndodhi në 2013-n, duhet të pritet 2026-ta.

Fobi e vërtetë
”Friggatriskaidekaphobia” është emri shkencor i fobisë së kësaj date. Ekzistojnë edhe dy fobi të tjera, ajo nga numri 13 e quajtur “triskaidekaphobia” dhe ajo nga e premtja, e quajtur “skeviphobia”.

Kati i 13-të
Ndërsa heqja e radhës së 13-të nga linjat ajrore ndodh prej shumë vitesh tashmë, së fundmi edhe shumë qiellgërvishtës e kalojnë këtë kat, duke shkuar nga 12-ta, menjëherë tek 14-ta. Gjithashtu, tek ashensorët numri 13-të konsiderohet përgjithësisht i zhdukur, shkruan Top Channel.

Bestytni apo e vërtetë?
72% e njerëzve të anketuar nga “The Mirror”, pranojnë se në datën 13 kanë përjetuar përvoja të këqija, në lidhje me çështje pune, apo çështje të tjera personale.

E “premtja e mallkuar” i kushton ekonomisë
E “premtja e mallkuar” i kushton rëndë ekonomisë botërore, veçanërisht linjave ajrore që në këto ditë përballen me fluturime pothuajse të boshatisura. Sipas një studimi të realizuar nga një instutut amerikan, kjo datë shkakton qindra milionë dollarë dëme në ekonomi.

Presidentët i trembën 13-tës
Sipas “Huffington Post”, ish-presidenti i SHBA-ve, Franklin D. Roosevelt ka qenë një prej atyre që besonin më shumë tek tersi i të premtes së mallkuar. Ai refuzonte çdo pritje ku ishin 13 të ftuar dhe gjithashtu nuk udhëtonte kurrë në datën 13.

13-ta na sugjestionon
Sipas Thomas Gilovich, kreu i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Kornuellit, truri ynë lidh automatikisht 13-tën me legjendat e tersit që shkakton. “Nëse diçka e keqe ndodh në datën 13, kjo datë dhe ajo ndodhi do të qëndrojnë gjithmonë të bashkuara në trurin tonë, të ndikuar nga sugjestionimet e mëparshme dhe mitet urbane mbi këtë datë”.

Nuk ka vit pa një të “premte të mallkuar”
Për ata që besojnë tek ky supersticion, ka një lajm të keq. Nuk mund të ndodhë kurrë që një vit të mos ketë të paktën një të premte me datën 13. Shpesh ndodh të jenë dy ditë të tilla, ndërsa në raste të rralla, mund të jenë deri në tre.


Etiketa: E premtjaDita e mallkuar

POSTIME TË NGJASHME

Kuriozitete

Çifti lë nam/ Bëjnë marrëdhënie në mes të drekës në natyrë, shokohen klientët e restorantit përballë

3 orë më parë
Kuriozitete

Kush e viziton këtë kështjellë, fiks pas një viti ose do vdes ose do ketë fatkeqësi

5 orë më parë
Kuriozitete

Singapori po e shndërron urinën në birrë

1 ditë më parë
Kuriozitete

Arsyeja e mahnitshme: A e dini pse nuset mbajnë një vello mbi fytyrë në ditën e martesës?

1 ditë më parë
Kuriozitete

Çfarë është syri i keq dhe pse i frikësohemi kaq shumë

1 ditë më parë
Kuriozitete

“Ky fëmijë është i yti”, një grua paraqitet në gjykatë – pretendon se Johnny Depp është babai i fëmijës së saj

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Miranda Hashani shkëlqen me këtë buzëqeshje në fytyrë

Disa përfitime që vijnë nga konsumi i çokollatës së zezë

U bë mashkull nga femër që ishte, 27-vjeçari: Jam penduar, dua të jem prapë femër

TË FUNDIT

Pse nuk duhet të pimë ujë çezme?

10 minuta më parë

Shumë prej nesh kanë dëgjuar se nuk duhet të pimë ujë rubineti. Por jo shumë njerëz e dinë në fakt...

Ndjekësit kur i shohin të pasmet e Kallashit thonë “mashallah”

24 minuta më parë

Kallashi nuk është se po poston shpesh imazhe në Instagam, mirëpo sa herë që poston rikthehet vëmendje tek ajo. Momentalisht...

Çka i mungon banjës suaj që nuk iu pëlqen kurrë

39 minuta më parë

Hiqni dorë nga tendenca për të krijuar hapësira luksoze sepse në fund të ditës është tualet. Kjo do të thotë...

Nëse shtoni këtë vaj në shampo, flokët do të fillojnë të rriten si kurrë më parë

40 minuta më parë

Blerja e produkteve të shtrenjta për flokët që shpesh përmbajnë përbërje jo të besueshme dhe kimikate të ndryshme zakonisht nuk...

Pse burri nuk i komenton në fotografi Adelina Tahirit

53 minuta më parë

Adelina Tahiri është e martuar tash e disa vite me avokatin maqedonas, Sejrozha Markov, me të cilin ka edhe një...

Katër raste të reja me COVID-19

58 minuta më parë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se katër persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë...

MË TË LEXUARAT

Dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker sponsorizohet nga Dolce & Gabbana

Gjashtë këshilla të trajnerit për vënie në gjumë të bebit

Ledri po martohet, Sara tregon planet për dasmë dhe një bebe tjetër

Tani Poema është DJ personal i babit Ledri

 ‘Eurokoha‘- lider ndër agjencitë turistike

Kendall Jenner sa nuk rrëzohet shkallëve derisa ecën me një fustan të ngushtë

13 shqiptarë nxirren nga kampi i ISIS në Siri

Enca Haxhiu shfaqet duke u puthur me një femër, e quan të dashur

Jamie Fox kapet në momente intime me një grua misterioze në një jaht në Kanë

Bebe Rexha shfaqet tejet tërheqëse në pozat pranë veturës në Hollywood

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint